Saturday, April 26, 2008

Lëshohet GNOME 2.22

Në përputhje me ciklin gjashtëmujor të lëshimeve, GNOME Foundation dje ka vënë në dispozicion të komunitetit të përdoruesve dhe zhvilluesve versionin e ri 2.22 me të njëjtin emër të mjedisit të mirënjohur të punës dhe zhvillimit për Linux/Unix. Shpërndarjet e para që do të përdorin versionin e ri të sapolëshuar të GNOME do të jenë Fedora 9 dhe Ubuntu 8.04 (shpërndarje që priten të lëshohen muajin e ardhshëm).

Shënimet e lëshimit dhe të rejat, si gjithmonë mund të lexohen tek faqja zyrtare.

No comments: